Kështu duket Rita Ora në “BFA 2022”


Këngëtarja shqiptare me famë internacionale Rita Ora, së fundmi ka bërë bujë me paraqitjen e saj në “British Fashion Awards” që u mbajt në Royal Albert Hall të Londrës.

Ora që njihet për guximin e saj kur në pyetje vihet stili dhe moda, u paraqit në tepihun e kuq të evenimentit me një fustan komplet transparent, ku viheshin re deri në detaje, si sytjenat ashtu edhe tangat.

Pos fustanit që u komentua pafund, vëmendje morri edhe grimi interesant i Ritës, i cili e veçoi artisten e “Shine ya light” nga të pranishmit e tjerë, shkruan DailyMail, transmeton Klankosova.tv.

Evenimenti i mbushur me yjet e diskografisë botërore ishte i organizuar nga aktorja britanike Jodie Turner-Smith dhe është një platformë argëtimi për markat, krijuesit, stilistët, artistët që mblidhen së bashku për të festuar industrinë.

Go to TOP