Këshilltari i qeverisë ukrainase: Putini vizitoi Mariupolin për herë të parë dhe të fundit

Oleksi Riabchyn, këshilltar i zëvendëskryeministrit ukrainas, ka thënë për Sky News se lideri rus, Vladimir Putinin, e vizitoi Mariupolin, siç u shpreh ai, për herë të parë dhe të fundit.

“Ai erdhi për të parë dhe për të thënë lamtumirë, sepse besojmë në kundërsulmin tonë pranveror, ne jemi në gjendje të dëbojmë Rusinë nga territori ukrainas,” tha ai.

Riabchyn praninë e Putinit në Mariupol e konsideroi si të dhimbshme, shkruan Sky News.

Ai gjithashtu tha se Putini po përpiqet të krijojë një imazh pozitiv për veten, siç u shpreh ai, ai presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Presidenti rus ka frikë të takohet me liderë të ndryshëm botërorë”, shtoi tutje Riabchyn.

Go to TOP