Kërkuan ndryshim të masave të sigurisë, Gjykata e Lartë refuzon rekurset e Berishës dhe Malltezit
Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe të dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi për shuarje të masës së sigurisë “arrest shtëpie”.
Sali Berisha dhe Jamarber Malltezi ndodhen nën masën e sigurisë arrest shtëpie, lidhur me aferën e kompleksit ish-Partizani. Berisha akuzohet për korrupsion pasiv, ndërsa Malltezi për korrupsion aktiv.
Berisha i cili ndodhet nën arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit 2023, ka kërkuar gjithashtu që të jetë prezent edhe në seancat plenare të Kuvendit. Kërkese e cila është rrëzuar nga institucionet e drejtësisë.
Ish-kryeministri dhe dhëndri i tij kanë kërkuar vazhdimisht ndryshimin e masës së sigurisë, ndërsa kanë akuzuar gjyqtaren e çështjes Irena Gjoka per njëanshmëri, duke thënë se kjo e fundit i shërben interesave të qeverisë.
