Kazakët mbajnë festivalin ukrainas në mbështetje të viktimave të luftës
Pamjet dhe tingujt e Ukrainës u prezantuan në Almati, qyteti më i madh i Kazakistanit, ndërsa më 10 prill u mbajt një festival bamirësie që synonte mbledhjen e fondeve për vendin e shkatërruar nga lufta. Festivali priti artistë, krijues artizanalesh, muzikë e gjithashtu pati edhe tezga me ushqime tradicionale ukrainase.
Në duar kishin tufa dhe vazo të bëra me ngjyrat tradicionale të verdhë dhe blu të flamurit ukrainas, bluza me mbishkrime se ku duhet të shkojë ushtria ruse dhe kurora me lule shumëngjyrëshe.
Të gjitha të ardhurat do të dërgohen në Ambasadën e Ukrainës në Kazakistan për të ndihmuar popullin e Ukrainës.


“Më 8 prill dërguam dy kamionë me ndihma humanitare që do të arrijnë në Ukrainë në rrugë tokësore, duke anashkaluar Federatën Ruse. Sigurisht, ata do të duhet të udhëtojnë për dy deri tri javë”, tha Samoylova. “Në total, rreth 170 ton ndihma humanitare u dërguan nga Kazakistani, duke përfshirë shtatë kamionë dhe shumë fluturime. Kështu që ne ndiejmë mbështetje të madhe dhe jemi shumë mirënjohës për këtë”.
Ajo tha se ndihma dërgohet në Ukrainë kryesisht përmes Polonisë dhe Hungarisë.



“Nuk ka këmisha të qëndisura në përmasat tuaja. Gjithçka u mor dje”, i tha një shitëse një klienti. “Sot mund të blesh atë që ka mbetur. Ju mund të bëni një porosi, por ne nuk do ta sjellim atë menjëherë, sepse i bëjmë në Uzbekistan”.






