Katër të vrarë dhe dhjetë të plagosur nga të shtënat në Kaliforni

Katër persona kanë humbur jetën dhe dhjetë të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi me armë zjarri në një sallë ahengjesh pranë qytetit Stockton, në shtetin e Kalifornisë, raportoi Associated Press.

Sipas autoriteteve lokale, të shtënat ndodhën gjatë një tubimi familjar mbrëmjen e së shtunës. Në mesin e viktimave raportohet se ka fëmijë dhe të rritur, ndërsa disa nga të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalet e zonës.

Autoritet lokale thanë se dyshohet që sulmi mund të ketë qenë i planifikuar, por hetimet vazhdojnë dhe deri më tani nuk ka të arrestuar.

Autoritetet kanë bërë thirrje për qetësi dhe bashkëpunim nga qytetarët që mund të kenë informacione rreth ngjarjes.


Go to TOP