Sot përfundon afati i paraqitjes së koalicioneve parazgjedhore në KQZ

Sot pëfundon afati për partitë politike të regjistruara për të paraqitur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve koalicionet për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës të cilat do të mbahen më 28 dhjetor.

Deri dje, Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike në KQZ është njoftuar për formimin e dy koalicioneve për pjesëmarrje në zgjedhje, si në vijim: “PAI – PDAK – LPB”, i përbërë nga 3 parti politike: Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës (PDAK) dhe Lëvizja për Bashkëveprim (LPB)”; dhe Koalicioni VAKAT, i përbërë nga 3 parti politike: Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB), Bošnjačka Stranka Kosova (BSK) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV);

KQZ ka rikujtuar se koalicioni mund të ndërtohet nga së paku dy parti politike. Partia politike nuk mund të tërhiqet nga koalicioni pasi të jete certifikuar deri sa rezultati i zgjedhjeve të certifikohet nga ana e KQZ.

Gjithashtu partia politike e cila është anëtare e koalicionit nuk mund të marr pjesë si anëtare në një koalicion tjetër apo edhe si parti e veçantë në të njëjtat zgjedhje.


Go to TOP