Katër të lënduar në aksidentin te Parku i Biznesit

Katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë, afër Parku i Biznesit, ka njoftuar policia.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:00, kurse në aksident kanë qenë të përfshira tri vetura.

“Policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur rreth orës 17:00 në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (te Parku i Biznesit). Njësiti policor që i është përgjigjur rastit, njofton se në aksident janë përfshirë tri vetura, katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Policia është marrë me procedurat e parapara në vend-ngjarje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, përfshihen disa vetura

Një aksident trafiku ka ndodhur pak çaste më parë, në magjistralen Prishtinë –Pejë, afër Parkut të Biznesit në Drenas. Në aksident janë përfshirë disa vetura. Njëra prej tyre është përmbysur.

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet e policisë, si dhe një veturë e autoambulancës. Ende nuk dihet se a ka të lënduar dhe shkaqet e këtij aksidenti.

Go to TOP