Kastrioti e nis me fitore në hendbollin evropian
Një fillim premtues për Kastriotin në arenën ndërkombëtare, që të shtunën ka luajtur ndeshjen e parë në kuadër të EHF European Cup.
Skuadra ferizajase ka regjistruar një fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë, duke triumfuar me rezultat të ngushtë 30:29 kundër Slobodës së Tuzlës.
Ndeshja është zhvilluar në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, ku vendasit kanë siguruar fitoren me vetëm një gol epërsi.
Deniz Terziqi ishte protagonist absolut për Kastriotin, duke shënuar dhjetë gola, ndërsa Lulzim Shabani ka kontribuar me tetë gola të tjera për ekipin e tij. Rron Ramadani dhe Alessander Santos po ashtu kanë dhënë kontribut të vlefshëm, duke realizuar secili nga katër gola.
Me këtë fitore, KH Kastrioti ka një avantazh të vogël para ndeshjes kthyese, e cila do të zhvillohet në Tuzla të Bosnjë-Hercegovinës pas një jave.