Kastrati: Nisma sinjalizon për koalicion, por VV mbetet skeptike

Analisti Visar Kastrati ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje ka marrë sinjale nga Nisma për një koalicion të mundshëm pas zgjedhjeve.

“Megjithatë, sipas rezultateve të deritanishme të numërimit, një bashkëpunim i tillë nuk do të ishte i mjaftueshëm për formimin e qeverisë pa një koalicion më të gjerë, duke përfshirë edhe përfaqësuesit e pakicave”, ka thënë ai në një prononcim për Kova.info.

Sipas Kastratit, Fatmir Limaj nuk ka shumë për të humbur në këtë situatë, pasi Nisma nuk ka një peshë të madhe politike në këto zgjedhje.

“Nga ana tjetër, Albin Kurti ka qenë i qartë se koalicionet e tij janë përcaktuar para zgjedhjeve, duke lënë pak hapësirë për një marrëveshje të re me Nismën”, ka përfunduar ai.

Për këtë arsye, mbetet e paqartë nëse një bashkëpunim mes VV-së dhe Nismës do të konkretizohet, apo nëse Vetëvendosje do të kërkojë alternativa të tjera për të siguruar shumicën qeverisëse. /Kosova.info/


Go to TOP