OPINION

Karakteristikat kryesore të zgjedhjeve lokale në Kosovë

Shkruan: Driton XhAFA
Kuvendi i Komunës Komuna është njësia themelore e vetëqeverisjes në Kosovë dhe për ketë qëllim, secila komunë konsiderohet si një zonë e vetme zgjedhore. Kuvendi i komunës është njëri nga organet e komunës dhe zgjidhet drejtpërdrejt nga votuesit e regjistruar në komunë.  

Subjektet e regjistruara (parti politike, koalicion, nismë qytetare apo kandidat të pavarur)paraqiten në fletëvotimet ‘me lista të hapura’ për secilën komunë në të cilën garojnë në zgjedhje.  

Për dallim prej zgjedhjeve nacionale (Kuvendin e Republikës se Kosovës) votuesi ka opsionin për të votuar vetëm për një kandidat nga lista e kandidatëve të atij formacioni politikë që zgjedh të votojë dhe për këtë gara bëhet me interesante (brenda listës se kandidatëve).  

Nëse në fletëvotim është shënuar më shumë se një kandidat, do të numërohet vetëm vota për subjektin politik. Në ketë rast, vota e dhënë për subjektin politik konsiderohet si votë për kandidatin e parë në listën e kandidatëve të atij subjekti politik. Normim juridik në Republikën e Kosovës përcakton se listës së kandidateve përmban së paku 30% të kandidatëve të certifikuar nga gjinia tjetër (qe nënkupton gjininë femërore).  

Në tridhjetetetë (38) komuna të Republikën e Kosovës garohet për njëmijegjashtë (1006) ulëse në zgjedhjet komunale për anëtarë të kuvendit për vitin 2021..    

Nuk duhet shikuar pozitën e këshilltarit komunal vetëm si mundësi për të marrë një rrogë për katër (4) vite, ose si mundësi për ti bërë kuorum dhe qefin subjektit qe përfaqëson sepse të jesh përfaqësues në kuvendin e komunës është një privilegj qe ta jep votuesi.  

Prandaj kandidatët qe kanë venë synim të bëhen pjesë e legjislaturës lokale duhet të fokusohen në një fushat që adresim e ka sfidat e lagjes, fshatit dhe vendbanimit që jetojnë dhe ato mund të jenë: rrugë, uji, ndriçimi, fusha sportive, kanalizimi, shëndetësia primare etj.  

Anëtari i kuvendit të komunës është shumë i rëndësishëm sepse ka të drejtë të kërkojë informacione lidhur me çështjet komunale, mund t’iu drejtohet të pranishmëve në cilindo komision të kuvendit të komunës anëtar i të cilit nuk është për të marrë informata e nevojshëm për çështje të cilat janë me interes, mund të kërkojë nga kryetari i komunës informacione që janë të nevojshme për punën e tij si këshilltar dhe kryesorja është vendimmarrës për çështjet qe kalojnë në fushën e kuvendit të komunës.  

Në kuvendin e komunës propozohen, debatohen dhe merren vendime qe janë në dobi apo dëme të zhvillimit të komunës dhe për këtë profesionalizmi, roli aktiv është qenësore për një përfaqësuese lokal.   Mijëra kandidat luftojnë për një ulëse në kuvendin e komunës por vetëm njëmijegjashtë (1006) ulëse janë të siguruar për anëtarë të kuvendit në tridhjetetetë (38) komuna të Republikën e Kosovës.