KARAKTËRISTIKAT KRYESORE TË ZGJEDHJEVE LOKAL NË KOSOVË

Shkruan: Driton XHAFA

Karakteristikat kryesore të Zgjedhjeve Lokal në Kosovë/ Opinion mbi zgjedhjet lokale në Kosovë 
Pjesa 3 Kryetari i Komunës
Kryetar është individi i cili është zgjedhur, emëruar në krye të një organi shtetëror ose politikë, është zgjedhur në krye të një organizatë shoqërore apo është emëruar në krye të një organizatë.
 
Definicioni Kryetari i Komunës – nënkupton përfaqësues i zgjedhur në njërën nga tridhjetetetë (38) njësit administrative të vetëqeverisjes lokale në Republikën e Kosovës (normuar si Komuna) të cilën banon.  

Deri në vitin 2007,  Kryetari i komunës është zgjedhur njëri nga anëtarët e kuvendit të komunës dhe i cili ka marrë më tepër se dy të tretat e votave (raundi e par dhe dytë) nga numri i përgjithshëm i anëtarëve të zgjedhur të kuvendit (ndërsa raundin e tret me shumicë të thjeshtë) qe njëherit ex officio ka ushtruar pozitën e kryesues të kuvendit të komunës. Roli, funksioni dhe kompetencat kanë qenë të karakterit formal duke u kufizuar në vijë vertikale llogaridhënien para anëtarëve të kuvendit të komunës dhe nga autoriteti i përfaqësuesit special si dhe në vijë horizontale ka bashkëushtruar mandatin dhe kryerjen e detyrave me Kryeshefin Ekzekutiv në veçanti sa i përket mbikëqyrjes financiare dhe  emërimit dhe shkarkimit të punonjësve në komune.
 
Zgjedhjet lokale kanë zgjuar kureshtje me të madhe nga data 17 nëntor 2007 kur  kryetarët e komunave filluan të zgjidhen përmes votës qytetare. . Çdo shtetas i Republikës së Kosovës që ka arritur moshën tetëmbëdhjetë vjeç, qoftë edhe ditën e zgjedhjeve, gëzon të drejtën e certifikimit si kandidatë për kryetar komune me përjashtim të (tre) 3 rasteve:

  1. Nuk është banorë se paku tre (3) vite në komunën në të cilën garon,
  2. Është shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në tri (3) vitet e fundit dhe me anë të vendimit të gjykatës, dhe
  3. Është hequr e drejta për të qenë kandidat.
     
    Kryetar/e zgjidhet nëse ai/ajo fiton më shumë se 50%, plus një votë të numrit të përgjithshëm të votave të vlefshme të hedhura në atë komunë. Nëse asnjë kandidat nuk e arrin ketë përqindje, katër javë pas rundit të parë, organizohet rundi i dytë i zgjedhjeve në mes të dy kandidatëve të cilët kanë fituar më së shumti vota të vlefshme në rundin e parë.
     
    Për zgjedhjet lokale të cilat mbahen në 17 Tetor 2021 janë certifikuar njëqindegjashtëdhjeteshtatë (167) kandidatë për kryetar komunës prej të cilëve njëqindepesëdhjetegjashtë (156) i përkasin gjinisë mashkullore, njëmbëdhjetë (11) gjinisë femërore. Veçori e këtyre zgjedhjeve për të parin e komunës del të jetë numëri i lart kandidatëve të pavarur gjithësej dymbëdhjetë (12) kandidatë.

Qytetarët tridhjetetetë (38) njësit administrative të vetëqeverisjes lokale në Republikën e Kosovës kanë mundësin të përzgjedhjes në mes dy apo me shumë kandidatëve për të parin e komunës me përjashtim të qytetarëve të komunës se Ranillugut (vetëm një kandidatë).
 
Kush duhet të jetë kryetari apo kryetarja e komunës?
 
Kryetari/ja i/e komunës duhet të jetë i mishëruar me jetën shoqërore politike dhe publike të njësisë administrative të cilës i takon dhe jo vetëm formalisht (për ta plotësuar kushtin ligjo) por edhe realisht duhet të jetë banorë Tij/Saj. Ai/Ajo përfaqëson gjitha shtresa, moshat, kulturën dhe identitetin e njësisë administrative në momentin qe zgjidhet kryetar/e.
 
Fokusi duhet të jetë në krijimin e kushteve për zhvillimin lokal ekonomik, planifikimin urban dhe rural, shfrytëzimin e tokës se komunë dhe zhvillimin e saj, mbrojtjen e mjedisit lokal, furnizimin me ujë, kanalizimin dhe drenazhin, trajtimin e ujërave të zeza, menaxhimin e mbeturinave, rrugëve lokale, transportit lokal, ofrimin e arsimit publik parashkollor, fillor dhe të mesëm, promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ofrimin e përkujdesit publik primar shëndetësor, mirëmbajtjen e parqeve dhe hapësirës publike, turizmin lokal dhe aktivitetet kulturore dhe të lira. Kandidati/ja duhet identifikuar nevojat e fshatrave, lagjeve dhe vendbanimeve brenda njësisë administrative të cilës garon në mënyrën qe brenda mandatit t’i realizojë premtimet duke marrë për bazë mundësit buxhetore dhe financiare. Mbi këto premisa mund të zgjidhet një kryetar/e që për synim ka interesat e qytetarëve dhe zhvillimit lokal.
 

Driton Xhafa
Magjistër i Shkencave Juridikut dhe Njohës i Vetëqeverisjes Lokale

Go to TOP