Kapet me marihuanë në Vërmicë, arrestohet i dyshuari
Në pikëkalimin kufitar në Vermicë, Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar pasi tek i njëjti gjatë kontrollit të tij dhe të veturës së tij është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 125.85 gramë.
Bëhet e ditur se pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
