Kapen mbi 6 ton mallra të kontabanduara

Njësitet e Antikontrabandës së Doganës së Kosovës kanë parandaluar katër raste të tentimkontrabandës në regjionin e Mitrovicës.

Dogana ka treguar se në orët e mëngjesit janë ndaluar disa automjete të dyshimta, të cilat po bartnin mallra të kontrabanduara nga Serbia.

Dogana ka njoftuar se automjetet dhe mallrat e sekuestruara janë:

  1. Në automjetin e parë janë gjetur 1200 litra pije joalkoolike, 105 litra vaj ushqimor dhe 144 litra tretës/nitro solvent.
  2. Në automjetin e dytë është hasur në 1470 litra pije joalkoolike.
  3. Në automjetin e tretë është hasur në 2329 litra pije joalkoolike.
  4. Në automjetin e katërt është hasur në 900 litra tretës/nitro solvent.
Go to TOP