Kanye West nuk i ‘shqitet’ të dashurës së re në festën e saj të ditëlindjes

Kanye West dhe Julia Fox u panë së bashku për herë të parë gjatë fundjavës së Vitit të Ri.

Dhe marrëdhënia e tyre duket se po forcohet çdo herë e më shumë, pasi “zogjtë e dashuruar” festuan ditëlindjen e 32-të të Julias në një shfaqje publike të mërkurën mbrëma në New York.

Julia, e cila shfaqi barkun e saj të tonifikuar, ishte e mbështjellë në krahët e reperit 44-vjeçar, ndërsa po shkonin në restorantin “Lucien” për darkë, shkruan DailyMail.

Ndërsa ishte në darkë, Kanye e befasoi Julian me një dhuratë.

Julia përqafoi reperin, teksa shijuan mbrëmjen e gjatë së bashku.

Dyshja u takuan gjithashtu me David Chappelle para darkës së ditëlindjes së saj.

Aktorja e “Uncut Gems” shfaqi barkun e saj të tonifikuar, pasi kishte veshur vetëm një shirit të zi te pjesa e gjoksit, me një palë pantallona lëkure dhe një pallto prej të njëjtit material dhe ngjyrë.

Nëna e një fëmije kishte zgjedhur të gjithë aksesorët me material prej lëkure të zezë, duke përfshirë çizmet e gjata deri tek gjunjët dhe dorezat për të përfunduar pamjen e saj të frymëzuar nga Kim Kardashian.

Kayne i përshtatej stilit të tij, pasi kishte zgjedhur të vishte një xhaketë lëkure të zezë, teksa në kokë kishte vendosur një kapuç blu.

Ata mbërritën në festën e tyre private në New York, të kapur për dore, të ndjekur nga një grumbull miqsh dhe fansash.

Gjatë darkës së ditëlindjes së saj, Kanye i dhuroi Julias dhe shoqeve të saj çanta të markës “Hermes”.

Grupi ka pozuar me dhuratat e tyre në një fotografi të publikuar në rrjetet sociale, gjersa Kanye mund të shihej i buzëqeshur brenda restorantit.

“Hermes” kanë qenë prej vitesh një markë e preferuar luksoze për motrat e familjes Kardashian/Jenner.

Julias u përfol gjithashtu se i ishin dhuruar ‘dy çanta Birkin’ nga ish-rivali i Kanyet, reperi Drake, sipas Page Six.

Ajo thuhet se është përfshirë me reperin Drake pas ndarjes nga ish-i saj Peter Artemiev, me të cilin ka një djalë 11 muajsh të quajtur Valentino.

Drake dyshohet se e ka kontaktuar atë përmes mesazheve në Instagram për të lavdëruar performancën e saj si aktore në “Uncut Gems”, ndërsa ajo ishte ende në lidhje me Peterin.

Pasi ajo u bë përsëri beqare ‘ajo u rikthye në kontakt me reperin Drake në Instagram’, tha një burim i brendshëm për Page Six.

Thuhet se Drake ‘i ka bërë shumë dhurata dhe në veçanti çanta luksoze’ në Shën Valentinin e vitit 2020, ndërsa ata u takuan shkurtimisht në fillim të atij viti.

Julia dhe Kanye u panë për herë të parë bashkë publikisht gjatë fundjavës së Vitit të Ri në Miami.

Që nga fundjava e tyre në Florida ku edhe nisën vitin 2022, dyshja janë vazhdimisht bashkë edhe në lokacione të tjera, si Los Angeles dhe New York.

Muajin e kaluar ata morën pjesë së bashku në Javën e Modës në Paris.

Go to TOP