Kanos bashkëshorten e dëmton gjësendet në shtëpi, arrestohet i dyshuari në Kaçanik

Stacioni policor në Kaçanik, mbrëmë rreth orës 23:30 ka pranuar një informacion se në rrugën “Mejdi Dalloshi” në Kaçanik është një rast i dhunës në familje.

Në lidhje me këtë policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin me inicialet A.B (M.K) i moshës 45 vjeçar, i cili, fillimisht kishte kanosur bashkëshorten e tij me inicialet F.B (F/K) e moshës 44 vjeçare, e më pas kishte dëmtuar gjësende në shtëpi.

Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik dhe pas intervistimit nga hetuesit policor të Njësisë së Dhunës në Familje me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

Go to TOP