Kandiq: Hap para në ndalimin e glorifikimit të kriminelëve të luftës

Natasha Kandiq, themeluese e Fondit për të Drejtën Humanitare në Serbi, tha se kjo rezolutë vjen në një kohë të veçantë kur ka të bëjë me ngjarje të shumta në botë e që janë të rënda, si lufta në Gaza, në Ukrainë, etj.

Ajo shtoi se në hapësirat e ish-Jugosllavisë, edhe pas 34 vjetëve, që nga fillimi i luftës në Kroaci, ende nuk ka përparime, ende nuk është gjetur rrugë drejt të kaluarës dhe të së ardhmes në raport me atë se çfarë ka ndodhur në luftërat në ish-Jugosllavi.

“Kjo rezolutëduhet të bëjë një hap përpara dhe unë e shoh atë hap që mediat të ndalojnë të marrin pjesë në glorifikimin e atyre që janë dënuar për krime të luftës”, deklaroi Kandiq në “Lajmet e fundit”, në RTK.

Ajo shtoi se nëse kjo fitohet me këtë rezolutë, atëherë, sipas saj, është bërë një hap përpara.

Go to TOP