‘Kam abuzuar me përdorimin e drogës’/ Personazhi i BBV Kosova bën rrëfimin e ndjerë

Edon Shileku ose Victoria Owns është një banor kaq shumë i komentuar i Big Brother VIP Kosova. Ai së fundmi është ndalur në një bisedë me Shota Baraliun, ku ka folur për jetën e tij private

Ai ka treguar se ka qenë abuzues i drogave vite më parë por kanë qenë prindërit ata që e kanë shpëtuar. Më tej, aktori theksoi se dëshiron shumë që me personazhin e tij të ndryshojë popullin, ku sipas tij, nuk duhen paragjykuar anëtarët e komunitetit LGBT.
“Unë kam qenë abuzues i drogave për një kohë shumë të gjatë. Prindërit e mi më kanë shpëtuar nga ajo rrugë. Në momentin që unë kam dal prej rehabilitimit që kam qenë, asnjëherë nuk kam marrë më drogë. Tani jam edhe aktor e në vendin tim, unë dua të bëj një ndryshim në masë dhe tregun e shoh si një mundësi timen për të zhvilluar popullin tonë dhe jo të paragjykojnë anëtarët e komunitetit LGBT, specifikisht personat trans. Duhet që ata të lihen të lirë që ta jetojnë jetën ashtu siç duan. Victoria Owns, personazhi im, është një vepër e imja për të sjellë ndryshim”, tha ai ndër të tjera.

Kujtojmë se aktori bëri një bujë të madhe menjëherë me paraqitjen e tij në “Big Brother VIP Kosova”.

Go to TOP