Kaçaniku shënoi Ditën Botërore të të Moshuarve

Sot në Kaçanik u shënua dita botërore e të moshuarve.

Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Kaçanikut ,Besim Ilazi, Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport, si dhe në bashkëpunim me Organizatën Komunale të Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës në Kaçanik janë organizuar aktivitete për shënimin e saj.

‘’Me këtë rast u organizuan aktivitete të ndryshme rekreative, muzikë dhe valle nga SHKA-të e komunës sonë dhe ushqime tradicionale. Pensionistët i përshëndeti dhe i dëshiroi shëndet Nënkryetari i Komunës së Kaçanikut Sabedin Vishi dhe drejtoresha për Kulturë, Rini e Sport Hafize Sallahu, ndërsa për aktivitetin e organizuar në emër të pensionistëve falenderoi Kryetari i kësaj organizate Faik Hoxha”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga kjo komunë.

Ky aktivitet kishte për qëllim sensibilizimin e shoqërisë për respektin dhe ndihmën që duhet të kemi ndaj kësaj kategorie.

Go to TOP