Kaçanik: Protesta e banorëve, Hidrocentrali merr leje me “debat” fals 

Më të zëshmit në kundërshtim u treguan fëmijët.

Ata më pas shkuan të freskohen në lumin Lepenc, por të rriturit vazhduan protestën kundër zgjerimit të kapacitetit të hidrocentralit që i takon kompanisë ‘2 korriku’.

Nga 1.3 megavat rrymë, tash aty synohet të prodhohen 3.7. Kusht për aplikim në ministrinë e Mjedisit për këtë ishte dëgjimi publik me banorë, dokumentin për çka këta thonë se u falsifikua.

Për këtë, ndaj pronarit të firmës, Ejup Kovaçi, gjykata në Ferizaj ka ngritur aktakuzë.

Udhë për aplikimin zgjerues kompanisë i hapi me vendim ekzekutivi lokal në Kaçanik, pas pëlqimit që më 2015 ia dha Kuvendi Komunal për kapacitetin fillestarë.

Në Komunë se dinë se kah kompania siguroi dokumentet e dëgjimit publik që kërkohej më pas e i cili thonë që nuk është mbajtur. Për këtë njoftuan edhe qeverisjen qendrore.

Pronari i firmës ‘2 korriku’, Ejup Kovaçi, mohon akuzat, derisa si dëshmi ofron dokumente e fotografi të diskutimit me banorët.

Klanit gjatë të hënës për këtë çështje nuk iu kthye përgjigje nga ministria e Mjedisit, të cilës iu drejtua me pyetje.

Go to TOP