Juventus dhe Lazion barazojnë në Allianz Stadium

Juventusi nuk ka arritur të marrë pikët e plota në ndeshjen e fundit për këtë edicion në Allianz Stadium, pasi ka barazuar me Lazion 2-2.

Vetëm pas 10 minutave lojë erdhi edhe goli i parë në këtë takim. Ishte sulmuesi serb Dusan Vlahovic që shfrytëzoi një asistim nga Alvaro Morata për të kaluar Juventusin në epërsi 1-0.

Tetë minuta më vonë, të gjithë të pranishmit në Allianz Stadium u ngritën në këmbë për ta përshëndetur kapitenin Giorgio Chiellini i cili luajti ndeshjen e fundit me Juventusin dhe karrierën pritet ta vazhdoj në SHBA.

Në minutën e 36-të vendasit arritën të dyfishonin epërsinë, kur Alvaro Morata realizoi për 2-0 pas asistimit nga Juan Cuadrado.

Me epërsinë e dy golave të vendasve përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

Me të filluar pjesa e dytë Lazio ngushtoi epërsinë në 2-1, kur Alex Sandro realizoi autogol.

Krejt në fund të ndeshjes, Lazio barazoi rezultatin në 2-2 me mesfushorin Milenkovic-Savic.

Pas kësaj pike të fituar  Juve vazhdon të mbajë pozitën e katërt në tabelë me 70 pikë, derisa Lazio mbetet një vend më poshtë me shtatë pikë më pak.

Xhiron e ardhshme Juventusi do ta luaj në udhëtim te Fiorentina, derisa Lazio pret Hellas Veronën në Olimpico. 

Comments

Be the first to comment on this article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Go to TOP