Jona Hashani dhe Olti Behluli fitues të Top 8 U15
Të dielën në Ferizaj, është zhvilluar turneu TOP 8 për U15 për vajza dhe djem.
Te vajzat, Jona Hashani i fitoi të gjitha ndeshjet dhe doli e para, duke e lënë pas vetes Maxhire Sojevën me 6 fitore e një humbje. Ngritje të madhe në cilësi ka bërë Amra Gashi, në pozitën e tretë me bilancin 5 fitore e dy humbje. Vlera Beqa dhe Arbresha Hashimi ndan vendet 4 dhe 5 me nga 3 fitore e 4 humbje, sikur edhe Verore Beqa dhe Tuana Qerkini që ndanë vendet 6 dhe 7 me nga 2 fitore e 5 humbje.
Olti Behluli, në konkurrencën e djemve, me 7 fitore bindshëm doli i pari, para shokut të tij të klubit Amant Sejdiut me 6 fitore e 1 humbje dhe Resul Smajlit në pozitën e tretë me 5 fitore e 2 humbje. Ari Krasniqi u rendit i katërti me 4 fitore e 3 humbje para shokëve të klubit të tij Muhamet Mudut (3:4) dhe Ermin Saitit me 2 fitore e 5 humbje. Në dy pozitat e fundit u renditën lojtarët e KPP Gani Maloku, Rejan Krasniqi (1:6) dhe Ajan Vranovci (0:7).
Të parët u nderuan me Kupë, medalje e mirënjohje kurse të dytët dhe të tretët me mirënjohje e medalje. /Kosova.info/