Johnson uron Rishi Sunak: Ditë historike

Ish-kryeministri britanik Boris Johnson ka uruar ish-ministrin e tij të Financave Rishi Sunak për marrjen e detyrës së kryeministrit në atë që ai e përshkroi si një ditë “historike”.

“Urime RishiSunak në këtë ditë historike, është koha që çdo konservator të japë mbështetjen e plotë dhe të përzemërt për kryeministrin tonë të ri, ” shkroi Johnson në një mesazh në Twitter.

Për më tepër, CEO i Ryanair, Michael O’Leary, tha se kryeministri i ri Sunak duhet të marrë vendime të vështira. Ai shpresonte se vendimi i parë i Sunak duhet të ishte ribashkimi i Mbretërisë së Bashkuar me BE-në për tregtinë e lirë. 

Go to TOP