Johnson: Franca duhet t’i marrë prapa emigrantët që kaluan ilegalisht në Britani

Kryeministri britanik, Boris Johnson i ka bërë thirrje Francës që të pranojë të “marrë përsëri” njerëzit që kaluan Kanalin Anglez.

Kryeministri tha se i kishte shkruar presidentit francez, Emmanuel Macron duke përcaktuar pesë hapa për të “ecur më tej dhe më shpejt” për të shmangur përsëritjen e tragjedisë të së mërkurës ku humbën jetën 27 persona.

Një marrëveshje kthimi për ata që kalojnë Kanalin do të kishte një “ndikim të menjëhershëm dhe domethënës”, shtoi ai.

https://twitter.com/BorisJohnson/status/1463973204456878080?s=20

Më herët një burim qeveritar tha se Mbretëria e Bashkuar dhe Franca kishin zhvilluar bisedime “pozitive”.

Pavarësisht kësaj, ai tha se 47 mijë tentativa për kalimin e Kanalit në Mbretërinë e Bashkuar u zhvilluan këtë vit dhe 7,800 njerëz u shpëtuan.

Go to TOP