Jeta pa këngën, do të ishte një shëmti e vërtetë!

Shkruan: Liri LOShI

Dalin këngëtarët në televizion dhe tregojnë sesa myslimanë të devotshëm janë! Por, a janë të tillë vërtet? Sipas Islamit të Shefqet Krasniqit muzika është e ndaluar, është “haram”. A mund të praktikosh ditë e natë një gjë që feja e ka ndaluar dhe të deklarohesh se je fetar?! Sipas mullah Shefqes kjo i bie: Leri përrallat! Je këngëtar, nuk je mysliman dhe anasjelltas, je mysliman nuk je këngëtar, sepse thjesht, nuk guxon të jesh.

Për mua talenti për muzikë është një dhunti natyrore e njeriut dhe besoj se ky talent duhet të zhvillohet deri në përsosje, tërë jetën. Madje, nuk jam kundër që këngëtarët të pasurohen me talentin dhe punën e tyre. Sepse, unë nuk besoj në “ndalesën” që Islami i bën muzikës! Nëse Zoti ia ka dhënë njeriut prirjen, pse duhet t’ia ndalojë atë?! Është njësoj sikur të ta japë syrin e ta ndalojë shikimin. Të ta dhurojë mendjen e ta ndalojë mendimin!

Vërtet, a është muzika haram në Islam? Unë nuk mund ta mendoj jetën pa muzikë. Jeta pa këngën, do të ishte një shëmti e vërtetë! Por jeta vazhdon të jetë e bukur dhe e shoqëruar me artin e muzikës! Ndërkohë, këngëtarët vazhdojnë të “gënjejnë” se janë myslimanë.

Këndojnë myslimanët në Turqi, në Iran, Arabi, në Bangladesh e në Siri, por nuk bëka të këndojnë në Arbëri!!! Lereni këngën! Futjani ilahi!

Go to TOP