Sot moti me diell dhe vranësira të pjesshme

Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme gjatë ditës. Vonë pasdite mund të ketë reshje të izoluara në verilindje të vendit, kryesisht në viset kodrinoro-malore.

Era do fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 14-42 km/h.

“Temperaturat minimale do të lëvizin prej 7 deri në 9°C, ndërsa ato maksimale prej 23 deri në 26°C”, njofton MeteoKosova.

Go to TOP