Jeta e mërgimtarëve shqiptar vërtetë është e vështirë, ngushëllimet e mija të sinqerta për fatkeqësinë në Kroaci

Shkruan: Ejup BERIShA
Thuhet se ngjarjet e gëzuara dhe ato tragjike janë për njerëz sepse u ndodhin njerëzve, derisa të parat janë të pranueshme dhe më të mirëseardhura dhe njerëzit nuk i kundërshtojnë ato sepse të njëjtat sjellin gëzim dhe lumturi, ngjarjet tragjike te njerëzit sjellin vetëm se kob dhe pikëllim. Por të dyja si ngjarje janë të pashmangshme pra ndodhin pavarësisht pajtueshmërive apo dhe kundërshtive të njerëzve.

Derisa në jetë ka gëzime në përditshmëri njerëzve shumë shpesh u ndodhin edhe ngjarje tragjike. Tragjeditë si kjo e Kroacisë që ndodhi dje në mëngjes ku humbën jetën dhjetë mërgimtar dhe dhjetëra të tjerë u lënduan janë ngjarje shumë të dhimbshme, të kobshme dhe të trishtueshme. Vetëm ata që kanë përjetuar ngjarje të tilla tragjike mund ta kuptojnë dhembshurinë dhe ndjeshmërinë e familjarëve dhe dashamirëve të viktimave dhe të lënduarve të fatkeqësive që ndodhin në komunikacion. Nasradin Hoxha njëherë kishte rënë nga një pemë dhe ishte dërguar për kurim në spital. Njerëzit të cilët kishin shkuar ta vizitonin atë atje në spital Nasradini i pyeste. Më thuaj të lutem se a ke rënë nga pema, kështu që kush i thoshte po Nasradini i bënte muhabet ndërsa kush nga vizitorët i thoshte se nuk ka rënë nga pema ai atyre u thoshte ikni shkoni në shtëpi se ju nuk e dini se si është të rrëzohesh nga pema. Këtë shembullin me Nasradinin nuk e përmenda për ndonjë tentim për të bërë ndonjë shaka me ngjarjen e djeshme e cila më ka tronditur shumë keq larg kësaj unë mund të them se lidhur me ngjarjen në fjalë jam shumë i tronditur dhe i pikëlluar, pra fjalën e kamë për fatkeqësinë e djeshme ku viktima dhe të lënduar janë disa bashkëkombës tanë shqiptar që po udhëtonin për pushime në vendlindje në Kosovë. Unë personalisht kamë rënë nga pema apo më saktë kamë përjetuar një tragjedi të madhe dhe shumë të rëndë familjare e cila ma ka djegur shpirtinirtin dhe i kuptoj shumë mirë dhe realisht dhembjet dhe pikëllimet që i kanë familjarët e viktimave të tragjedisë së djeshme. Prandaj lutem që Zoti tua reduktojë dhembjet dhe pikëllimet të gjithëve. Nuk është e lehtë të presësh të të kthehet ndonjë familjarë në shtëpi nga rrugëtimi dhe ai të përjeton aksident me pasoja tragjike në komunikacion. Apo nuk është lehtë ta pranosh lajmin e kobshëm se ai apo ata familjarë të tu kanë humbur jetën tragjikisht apo dhe janë lënduar në aksident komunikacioni. Para 28 vitesh unë e pata përcjellë Babin tim Isufin nga aeroporti i Gjenevës për në Shkup dhe aeroplani me të cilin ai duhej të mbërrinte shëndoshë e sigurt në shtëpi ka përjetuar aksident apo është përplasur për majën e një mali në qytetin turistik të Ohrit dhe ka shpërthyer në flake. Në atë fatkeqësi ajrore përpos babait tim jetët e tyre i kanë humbur edhe 114 persona të tjerë. Mund lirisht tu them se ngjarja ishte shumë e dhimbshme dhe e kobshme por edhe lajmi që na u kumtua se shtylla kryesore e shtëpisë tonë ka humbur jetën tragjikisht gjithashtu ishte i kobshëm dhe tragjik. Unë e kuptoj plotësisht statusin e djalit të njërit prej vozitësve të autobusit të aksidentuar dje në Kroaci i cili ka shkruar se ka dashur ta përqafoj edhe më shumë babanë e tij sepse edhe unë e kamë dashur të njëjtën gjë ta bëj pra edhe unë vetë atëkohë kamë dashur që ta përqafoj më shumë babin tim të ndjerë dhe shumë të dashur Isufin. Prandaj familjarëve të fatkeqësisë së djeshme në Kroaci ju dërgoj ngushëllimet më të sinqerta për njerëzit e tyre që e kanë humbur jetën ndërsa për të lënduarit dëshiroj shërim dhe stabilizim sa më të shpejtë shëndetësor. Ndërsa kompanive të udhëtimit të cilat udhëhiqen nga shqiptarë ju rekomandoj që të profesionalizohen në veprimtaritë e tyre transportuese dhe të angazhojnë shoferë profesionist dhe më të aftë. Mos të vrapojnë vetëm pas parave le të mbajnë pra më shumë llogari për jetët, shëndetin dhe sigurinë e njerëzve në komunikacion. Sepse njerëzit të cilët humbin jetët e tyre si pasojë e fatkeqësive në komunikacion nuk mund të kthehen më në këtë jetë ndërsa të njëjtët përherë do tu mungojnë familjarëve të tyre. Prandaj le të kenë kujdes më të madh për sigurinë dhe jetët e udhëtarëve. 

Go to TOP