Javë me mot të ndryshueshëm

Gjatë javës së ardhshme, moti do të paraqitet i ndryshueshëm, me një fillim të ngrohtë dhe kryesisht me diell, ndërsa nga mesi i javës pritet një rënie graduale e temperaturave dhe paraqitje e reshjeve të përkohshme. Vranësirat dhe rrebeshet lokale do të jenë më të theksuara në pjesën e dytë të javës. Temperaturat do të luhaten nga vlerat mbi 30°C në fillim të javës deri në 23°C në fundjavë. Do të fryjnë erëra të lehta deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

Indeksi UV do ë jetë I lartë, prandaj këshillohet që nga ora 9-17 të kufizohemi nga rrezet direkte të diellit, moshat e shtyra në moshë, fëmijët dhe personat me sëmundje kronike mbeten më të rrezikuar.

E hënë

Moti do të jetë kryesisht me diell.

•            Temperaturat minimale: 13 – 16°C

•            Temperaturat maksimale: 31 – 35°C

•            Era: e lehtë nga drejtime të ndryshme

________________________________________

E martë

Moti me diell dhe vranësira të shpërndara. Vende-vende priten riga shiu me rrufe gjatë ditës.

•            Temperaturat minimale: 14 – 17°C

•            Temperaturat maksimale: 28 – 32°C

•            Era: nga veriperëndimi, 1–8 m/s

________________________________________

E mërkurë

Moti me diell dhe vranësira të shpërndara. Lokalisht parashihen reshje të shkurtra shiu.

•            Temperaturat minimale: 12 – 16°C

•            Temperaturat maksimale: 28 – 32°C

•            Era: kryesisht nga verilindja, 1–6 m/s

________________________________________

E enjte

Moti me diell dhe vranësira të pakta. Vranësirat gjatë ditës mund të sjellin riga shiu dhe rrufe në disa zona.

•            Temperaturat minimale: 12 – 16°C

•            Temperaturat maksimale: 26 – 29°C

•            Era: nga verilindja, 1–9 m/s

________________________________________

E premte

Moti me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat mund të sjellin reshje të izoluara.

•           

•            Temperaturat minimale: 12 – 14°C

•            Temperaturat maksimale: 23 – 26°C

•            Era: e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi /Kosova.info/

Komuna (Qyteti)16.07.202517.07.202518.07.2025
Temp. Min. 0C  Temp.Max 0C    Temp. Min. 0C  Temp.Max 0CTemp. Min. 0C  Temp.Max 0C6
Prishtinë153115281325
Pejë153115281325
Prizren163216291426
Gjakovë163216291426
Istog163215291426
Junik153114281323
Dragash122812261223
Ferizaj143014271324
Gjilan143014271324
Kamenicë143114281325
Besianë143114271324
Mitrovicë153115271324
Malishevë153115281325

Go to TOP