Jashari: Refuzimi i Kurtit për t’u paraqitur në Prokurori mund të çojë në gjobë ose burgim

Avokati Arbër Jashari ka sqaruar pasojat ligjore që mund të ketë refuzimi i kryeministrit Albin Kurti për t’u paraqitur në Prokurorinë Speciale si i dyshuar në rastin e rezervave shtetërore.

Sipas Jasharit, nëse Kurti nuk respekton urdhrin e Gjykatës për paraqitje, atëherë fillimisht mund të dënohet me gjobë deri në 250 euro për çdo herë që refuzon të paraqitet.

“Refuzimi i vazhdueshëm i dëshmitarit për të dëshmuar mund të çojë në burgim. Kjo masë zgjat derisa dëshmitari pranon të dëshmojë, dëshmia e tij bëhet e panevojshme ose procedura përfundon, por jo më shumë se një muaj,” ka shpjeguar Jashari për Kosova.info.

Ai theksoi se askush nuk është mbi ligjin dhe se barazia para drejtësisë është parim themelor i demokracisë.

Rasti i Kurtit ka nxitur debat të gjerë publik, të cilët e kanë cilësuar këtë veprim si mosrespektim të institucioneve të drejtësisë. /Kosova.info/


Go to TOP