Jashari dhe Bottcher flasin për bashkëpunimin dhe zhvillimin e FSK-së

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti në takim të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Christian Bottcher.

Me këtë rast, gjenerallejtënant Jashari e falënderoi  Bottcher për kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Republikës së Kosovës, në veçanti në procesin e ngritjes dhe zhvillimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës që nga krijimi i saj.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale në FSK, prioritetet dhe nevojat e saj, si dhe për procesin e planifikimit për të ardhmen. Po ashtu, u bisedua edhe për situatën aktuale të sigurisë, si dhe për nevojën e bashkëpunimit dhe partneritetit në përballimin e sfidave të përbashkëta.

Në përfundim të takimit, gjenerallejtënant Jashari falënderoi Bottcher për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë në zhvillimin dhe avancimin e FSK-së gjatë të gjitha fazave të ngritjes së saj. Të dyja palët u pajtuan për rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit dhe të marrëdhënieve bilaterale ushtarake ndërmjet Republikës së Gjermanisë dhe Republikës së Kosovës, përkatësisht Forcës së Sigurisë së Kosovës.


Go to TOP