Ja në cilën listë të muzikantëve renditet Dua Lipa

Harry Styles dhe Dua Lipa janë emëruar si ‘muzikantët më të zellshëm’ të Britanisë në vitin 2022.

Ikonat e pop-it, të dyja, kanë ndarë vendin nr.1 në një tabelë të muzikantëve më punëtorë në Mbretërinë e Bashkuar.

Këngëtari i “As It Was”, 28 vjeç, dhe këngëtarja “Levitating”, 27 vjeç, kryen nga 71 shfaqje secili në vitin 2022.

Styles dhe Lipa ishin vetëm disa koncerte përpara muzikantit veteran Sir Elton John, 75 vjeç – i cili performoi 65 herë në turneun e tij Farewell Yellow Brick Road dhe mori vendin nr.3.

Ed Sheeran doli në vendin e katërt me 63 shfaqje, ndërsa ish-bashku i grupit të Styles në One Direction, Louis Tomlinson ishte në vendin e pestë me 57 koncerte.

Go to TOP