Izraelitët vrasin një palestinez gjatë protestave në Bregun Perëndimor

Ushtarët izraelitë vranë një palestinez sot gjatë protestave në Bregun Perëndimor, thanë zyrtarët shëndetësorë në territorin palestinez.

Jamil Abu Ayyash, 31, thuhet se u qëllua në kokë në qytetin verior të Bregut Perëndimor të Beita dhe u dërgua në një spital, por që nuk ka mundur t’i mbijetojë lëndimeve.

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze deklaroi se ushtria izraelite qëlloi me municion të vërtetë dhe plumba gome ndërsa shpërndau dhjetëra demonstrues me gaz lotsjellës.

Ushtria mohon përdorimin e municioneve të drejtpërdrejta dhe pretendon se kanë qëlluar me plumba gome për shkak se palestinezët hodhën gurë dhe u vunë flakën gomave të veturave.

Palestinezët po protestojnë kundër ndërtimeve të reja të hebrenje në tokën e tyre.

Në bazë të marrëveshjes së nënshkruar në muajin qershor ndërmjet Qeverisë së Izraelit dhe kolonëve hebrenj nga vendbanimi Eviatar, ai vend u braktis, por ndërtesat në të ende nuk janë rrënuar dhe mbeten nën mbrojtje ushtarake. Më shumë se gjysmë milioni kolonë hebrenj jetojnë në 130 vendbanime në të gjithë Bregun Perëndimor.

Palestinezët pretendojnë se këto vendbanime janë pengesa kryesore për krijimin e shtetit të tyre, i cili do të përfshinte Rripin e Gazës dhe kryeqyteti do të ishte Jeruzalemi Lindor.

Shumica e komunitetit ndërkombëtar i konsideron vendbanimet hebraike të paligjshme.

Go to TOP