Izraeli vret shefin e inteligjencës iraniane dhe zëvendësin e tij
Kreu i agjencisë së inteligjencës së Iranit dhe zëvendësi i tij u vranë sot në sulmet ajrore izraelite, raporton agjencia shtetërore iraniane e lajmeve Tasnin.
Sipas agjencisë, Mohammad Kazemi, kreu i Organizatës së Inteligjencës së Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), drejtoi njërën nga dy agjencitë kryesore të inteligjencës në vend.
Izraeli ka synuar bazat e Iranit dhe shkencëtarët bërthamorë. Përveç dy viktimave të tanishme, Tel Avivi ka ekzekutuar edhe 14 shkencëtarë të tjerë bërthamorë, përcjell tch.
