Italia aterron në Londër para finales kundër Anglisë

Kombëtarja e Italisë ka arritur rreth orës 14:00 të së shtunës në aeroportin e Londrës.

Italianët tashmë do të akomodohen në një nga hotelet, e ku do të kenë edhe një stërvitje para finales së madhe të Kampionatit Evropian kundër Anglisë, duel ky që do të zhvillohet të dielën nga ora 21:00.

Me futbollistët dhe stafin e trajnerëve, ishte edhe lojtari i lënduar Leonardo Spinazzola, i cili është operuar por që do ta përkrah shtetin e tij nga tribunat.

Go to TOP