Islami politik dhe ortodoksia e kanë shkatërruar origjinën e historisë 2000-vjeçare të etnitetit shqiptar

Kishat ortodokse mesjetare që janë në Kosovë, janë bërë ‘mollë sherri’ në marrëdhëniet serbo-shqiptare gjatë shekujve, për arsye të politikës ekspansioniste të Serbisë e të kishës së saj ortodokse.Politika ekspansioniste serbe ndaj trojeve shqiptare ka rrënjët e thella, madje qysh në kontaktet e parë të ndërsjellë në fund të shekullit 12, kur sundimtari serb Stefan Nemanja më 1180 fitoi betejën afër Lipjanit kundër Bizantit të dobësuar, dhe depërtoi në një pjesë të vogël të Kosovës. Deri atëherë serbët nuk përmenden fare në këto vise si popullsi. Pas Nemanjës, biri i tij Dushani arriti ta pushtojë Shqipërinë, Greqinë dhe një pjesë të vogël të Bullgarisë. Por Beogradi nuk ka qenë në kuadër të ‘’perandorisë’’ të tij, e cila megjithatë, qe jetëshkurtër. 

Publicisti Agim Krasniqi në një intervistë për kosova.info, ka thënë se Thembra e Aklitit është pikërisht statuti i trashëgimisë kulturore dhe fetare të pretenduar nga serbët përmes kishës ortodokse, në marrëveshjen gjithëpërfshirëse që të jetë pjesë e një statuti të veçantë të kërkuar nga shteti serb, përmes përfaqësuesit të Kishës Ortodokse në Kosovë, për të cilin pretendimet jane kryesisht politike:

“Thembra e Aklitit është pikërisht statuti i trashëgimisë kulturore dhe fetare të pretenduar nga serbët përmes kishës ortodokse, në marrëveshjen gjithëpërfshirëse që të jetë pjesë e një statuti të veçantë të kërkuar nga shteti serb, përmes përfaqësuesit të Kishës Ortodokse në Kosovë, për të cilin pretendimet jane kryesisht politike, të mos themi së janë tërsisht politike, sepse Kisha Ortodokse gjatë historisë ka pasur preludin e nacionalizmit dhe shovinizmit serb, me synimin për të pasur një zgjerim territorial në rajonin e Ballkanit, të cilin e kanë arritur, mirpo synimet në prapavi, fshihen tëresisht tek statuti i kishës, ne marrëveshjen e ardhshme të mundshme gjithëpërfshirëse qe mund të realizohet mes dy shteteve , Serbis dhe Kosoves”.

Ndersa Shqiprim Pula, njohës të çështjeve ndërkombëtare ka thënë për kosova.info se ne shqiptarët nuk e kemi avokuar shumë çështjen e kishave në Kosovë, rrjedhimisht edhe të asaj që sot quhet Kisha Ortodokse serbe, për faktin se një numër shumë i madh janë kisha që janë përvetësuar nga komuniteti serb dhe konkretisht nga Serbia zyrtare:

“Ne shqiptarët nuk e kemi avokuar shumë çështjen e kishave në Kosovë, rrjedhimisht edhe të asaj që sot quhet Kisha Ortodokse serbe, për faktin se një numër shumë i madh janë kisha që janë përvetësuar nga komuniteti serb dhe konkretisht nga Serbia zyrtare, të cilët kërkuan dhe u pranuan me statusin e të qenurit Kisha ortodokse serbe, e jo si kishë që mund të ishte e Kosovës, ku mund të përdoreshin si kulte fetare nga qytetarët e Kosovës, por jo ekskluzivisht nga komuniteti pakicë serb”.

Krasniqi ka thënë se në marrëveshjen e Shën Stefanit, e cila është bërë në mes të Perandorisë Osmane dhe Rusisë Cariste, është plani për shkatërrimin e historisë 2000-vjeçare të kombit shqiptar:

“Ndoshta është e dhimbshme, por është e vështirë të dëgjosh nga shtresa intelektuale shqiptare, por gjatë hulumtimit tim, nga marrëveshja e Shene Stefanit, mes Perandorisë Osmane dhe Rusisë Cariste, ekziston një pakt mes Islamit politik dhe Ortodoksisë për të luftuar krishterimin perëndimor, sepse me luftën e krishterimit perëndimor ka shkatërruar origjinën e historisë 2000 vjeçare të kombit shqiptar”.

Pula thotë se faktorët mund të jenë fetarë, mund të jenë edhe shtetëror, ka pasur lobim të jashtëzakonshëm sidomos nga ana e shtetit turk përmes Bashkësisë Islame që shqiptarët të paraqiten si komunitet shumicë të besimit islam:

“Faktorët janë të shumtë, faktorët mund të jenë religjioz, mund të jenë edhe shtetëror, ka pasur lobim të jashtëzakonshëm sidomos nga ana e shtetit turk përmes Bashkësisë Islame që shqiptarët të paraqiten si komunitet shumicë të besimit islam , duke ua hequr të drejtën atyre qytetarëve që realisht duan të ruajnë vazhdimësinë e lashtësisë sonë Arbërore, duke qenë të krishterë dhe pjesës ortodokse, prandaj ky përvetësim që ndodhi, mund të themi se ka ndodhur edhe për mungesë të vullnetit politik. , të asaj kategorie politikanësh që janë përfshirë në bisedime, të cilët nuk kanë insistuar në ruajtjen e lashtësisë, ruajtjen e identitetit tonë kombëtar edhe në kuptimin e fesë ortodokse apo në shprehjen e fesë së krishterë”./Kosova.info

Go to TOP