“Isha vetë sponsor”, Noizy zbulon shumën marramendëse që shpenzoi për koncertin

Noizy e ka cilësuar koncertin “Alpha show” si një ëndërr të bërë realitet dhe si momentin më të rëndësishëm të karrierës së tij.

Reperi ka folur së fundmi për ‘EuroNews’ ku zbuloi se në fakt ai ishte vetë sponsori gjeneral i gjithë koncertit dhe kostoja ishte mbi gjysmë milioni euro, një shifër që artisti e kishte parashikuar.

“Ishte një shifër mbi gjysmë milionë euro, isha sponsor gjeneral vetë se nuk kishte njëri ta merrte përsipër. Ideja është që nëse nuk vjen me shifrën e duhur, më mirë mos e bëj.  E vendosa nga fillimi që ato lekë do t’i investoja. Nuk prita që gjatë rrugës do nxjerr dhjamë nga pleshti, i quajtura të humbura ato para pavarësisht si do shkonte”, tha reperi.

Go to TOP