Shikoni stuhinë e madhe të rërës në Dubai, qyteti “zhduket” në pluhur
Disa ditë më parë Dubai u godit nga një stuhi e madhe rëre.
Autoritetet kombëtare kanë lëshuar paralajmërime, duke u bërë thirrje njerëzve të mbajnë maska jashtë ose të qëndrojnë në shtëpi nëse munden.
Policia bëri thirrje për kujdes në trafik dhe disa avionë i devijuan fluturimet e tyre.
Një video që tregon fuqinë e natyrës po qarkullon në rrjetet sociale.
Videoja tregon një stuhi që vjen në distancë, dhe më pas papritmas qyteti “zhduket” në pluhur.

