Ish-ushtari i UÇK-së Dritan Goxhaj nuk ekstradohet në Hagë

Gjykata e Lartë në Shqipëri gjatë ditës së djeshme, ka vendosur ta rrëzojë kërkesën e Prokurorisë për ekstradimin e ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dritan Goxhaj, në Hagë.

Mediat shqiptare, raportojnë se vendimi vjen pas lirimit të tij nga Gjykata e Apelit, e cila më herët kishte vendosur në favor të lirimit të Goxhajt.

Dritan Goxhaj, u arrestua në Tiranë me kërkesë të Gjykatës Speciale në Hagë, nën dyshimet se ai kishte publikuar emrat e disa dëshmitarëve të përfshirë në procese për krime lufte. Megjithatë, hetimet nuk arritën të konfirmojnë këto akuza.

Ai iu bashkua UÇK-së si oficer i Ushtrisë Shqiptare në shkollën e aviacionit, kishte autorizimin e Shtabit të Përgjithshëm që të mbante kontakte me komandën e forcave amerikane në Shqipëri gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Goxhaj pas këtij vendimi u shpreh se “kjo është fitore për drejtësinë”.

Go to TOP