Ish-dhëndri u shkon në shtëpi dhe i qëllon me armë miqtë në Tiranë, dy të vrarë

Një krim i rëndë në familje ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë.

Sipas raportimeve dyshohet se një burrë, ish-dhëndër, ka hyrë në banesën e miqve dhe ka qëlluar disa herë me armë ndaj të gjithë personave që kanë qenë të pranishëm në banesë.

Dyshohet për dy të vrarë dhe tre të plagosur.

Autori i krimit, R. K. është larguar me makinën tip “C Class” ngjyrë e zezë.

Janë ngritur disa postblloqe për të vendosur kontroll të rreptë të makinave në këtë zonë me qëllim kapjen autorin e krimit.

Go to TOP