Kosova.info

Ish-deputeti i VV-së: Veriu në kaos, e Kurti shkon për shëtitje në Vjenë

Ish-deputeti i VV-së, Afrim Kasolli, ka kritikuar kryeministri Albin Kurti, i cili sot ka udhëtuar për në Austri.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se në kohen kur veriu i vendit është në kaos, shefi i ekzekutivit udhëton për në Vjenë për të marrë pjesë në një samit.
“Veprimi i sotshem i Kryeminstrit eshte papergjegjesi totale. Deri sa situata e sigurise ne pjesen veriore eshte ne kaos, ai e dergon Xhelalin te Ura e Ibrit me vezhgu gjendjen, kurse vete drejt e ne aeroplan e duke shetitur neper Vjene, me qellim qe te marre pjese ne nje forum koti sikur se ‘Samiti i Liderëve të Socialistëve dhe Demokratëve të Ballkanit Perëndimor’”, ka shkruar ai.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ka udhëtuar për në Vjenë të Austrisë.

Atje do të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të Socialistëve dhe Demokratëve të Ballkanit Perëndimor, me temën “Zgjerimi i Ballkanit Perëndimor TANI! Për një shoqëri sociale, demokratike, paqësore”.

Më të fundit

escort mersin - izmir escort