Ironike, një rrugë me emrin “Xhafer Deva” gjendet afër ambasadës gjermane në Prishtinë

Një rrugë me emrin “Xhafer Deva” gjendet afër ambasadës së Gjermanisë në lagjen “Arbëria” në Prishtinë. I pari që ka reaguar ndaj restaurimit të shtëpisë së Xhafer Devës ka qenë pikërisht ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë Jorn Rhode .

Xhafer Deva, politikani shqiptar që veproi gjatë periudhës së luftës së dytë botëore, është bërë temë diskutimi ditëve të fundit pasi ministria e Kulturës vendosi për restaurimin e shtëpisë së tij në Mitrovicë, vendim ky që zgjoi reagimin e ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rhode, i cili tha se restaurimi i një bashkëpunëtori të nazismit është lustrim i historisë.

Historianë në Kosovë e Shqipëri janë pozicionuar pro dhe kundër figurës së Xhafer Devës, disa nga ta e cilësiojnë si bashkëpunëtor të nazismit e të tjerë si politikan shqiptar që ka kontribuar për shtetin shqiptar.

Go to TOP