Memli Krasniqi përmbyllë vizitën në Shqipëri me nderime para shtatores së Komandantit legjendar, Adem Jashari

Memli Krasniqi përmbyllë vizitën në Shqipëri me nderime para shtatores së Komandantit legjendar, Adem Jashari.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka përmbyllur vizitën zyrtare dy ditore në Shqipëri, me nderime para shtatores së komandantit legjendar, Adem Jashari.

Krasniqi, i shoqëruar nga nënkryetari i Tiranës, Andi Seferi, anëtari i Këshillit Bashkiak, Luan Bregasi, Andriola Kambo, Drejtoreshë e Unionit të Bashkive dhe delegacioni nga Kosova, nënkryetarët e PDK-së Vlora Çitaku e Uran Ismaili, sekretari Bajrush Xhemajli dhe shefi i Grupit Parlamentar, Abelard Tahiri kanë bërë homazhe para shtatores së komandantit legjenda në Tiranë, nga ku ka bërë thirrje që një e tillë të ndërtohet edhe në Prishtinë.

“Vizitën zyrtare në Shqipëri e përmbylla me nderime tek shtatorja e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari. Vepra dhe sakrifica e tij dhe e familjes Jashari për lirinë, sot janë frymëzim për shqiptarët gjithandej. Sikur kryeqyteti i Shqipërisë që tash e sa vjet e ka shtatoren e Adem Jasharit, edhe Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, duhet ta ketë së shpejti një të tillë në qendër të saj.”, ka shkruar Krasniqi.

Gjatë vizitës në Tiranë, Krasniqi ka takuar Kryeministrin Edi Rama, Kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla, Kryetarin e Tiranës, Erion Veliaj dhe Kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha.

Go to TOP