Irani angazhon “Ambasadorët e Mirësisë” për zbatimin e rregullit të hixhabit

Garda Revolucionare Islamike e Iranit e ka krijuar një njësit të ri në Teheran, për të zbatuar kodin fetar të veshjes, pasi autoritetet kanë nisur një fushatë të re – të quajtur plani “Nuri” – për gratë që nuk e vendosin hixhabin, apo shaminë e kokës.

Pjesëtarët e njësitit të quajtur “Ambasadorët e Mirësisë” kanë publikuar video të hareshme, që paraqesin disa vajza, të lumtura që po u vendosen shamitë në kokë.

Por, disa pamje që po qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë një gjendje tjetër: vajza dhe gra pa mbulesë duke u ndaluar e duke u futur në automjetet e autoriteteve. /rel/

Go to TOP