I caktohet masa e ndalimit prej 48 orëve personit që plagosi ish-vjehrrin në Dragash

Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditur se të dyshuari me inicialet O.M i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve, pasi i njëjti dyshohet se ka plagosur ish-vjehrrin në Dragash.

Siç njofton prokuroria, deri te plagosja ka ardhur pas një mosmarrëveshje paraprake rreth procesit të divorcit në mes vajzës së tij dhe të dyshuarit.

“I dyshuari M.O., dyshohet për veprat penale “Tentim vrasje” nga neni 172 lidhur me nenin 28, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftim.

“Prokuroria Themelore në Prizren, ndaj të dyshuarit O.M., brenda afatit ligjor do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit”.

Ndërsa, sipas Policisë së Kosovës, viktima është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin rajonal të Prizrenit.

Go to TOP