IPK arreston një zyrtar policor të dyshuar për kanosje

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës kanë arrestuar dhe suspenduar nga detyra një zyrtar policor në Gjakovë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “kanosje”.

Hetuesit e IPK-së i kishin pranuar informacionet e para për rastin dje rreth orës 19:00, teksa ata në koordinim me Prokurorin  kanë ndërmarrë disa veprime hetimore.

“Pas këtyre veprimeve hetimore, zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘kanosje”, njofton IPK.

Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar. /Kosova.info/

Go to TOP