Interi nënshtron Juventusin dhe fiton Kupën e Italisë
Interi e ka mposhtur Juventusin në Stadio Olimpico të Romës (4-2) për t’iu gëzuar trofeut të Kupës së Italisë.
Rezultati u zhbllokua pas gjashtë minutash lojë kur Nicolo Barella pranoi një top nga Marcelo Brozovic dhe realizoi një gol të bukur.
Në minutat e para të gjysmës së dytë, Alex Sandro i barazoi shifrat (50’), ndërsa Dusan Vlahovic shënoi për epërsinë e Bianconerëve.
Shifrat u barazuan sërish në minutën e 80-të me golin e Hakan Calhanoglu dhe ndeshja shkoi në vazhdime.
Nerazzurrët patë një tjetër penallti në pjesën e parë të vazhdimeve, të cilën e konvertoi në gol Ivan Perisic (98’).
Mesfushori kroat ishte realizues edhe i golit të katërt të Interit, të cilin e realizoi falë asistimit nga Federico Dimarco.
Ky është trofeu i tetë i Interit në Kupën e Italisë, ndërsa Juventusi mbetet me 14 sosh në këtë garë.