Interi nënshkruan me sulmuesin brazilian Luis Henrique
Inter ka nënshkruar me sulmuesin brazilian Luis Henrique nga skuadra franceze Olympique de Marseille, ka njoftuar klubi italian të shtunën.
Ndërsa detajet financiare dhe kohëzgjatja e kontratës nuk janë bërë publike, sipas mediave italiane, njëzet e tre vjeçari ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2030, në një marrëveshje me vlerë njëzet e tre milionë euro, plus dy milionë euro shtesë në formë bonusesh.
Luis Henrique e ka nisur karrierën te Botafogo para se të transferohej te Marseille në vitin 2020. Në 108 paraqitje për klubin francez, ai ka shënuar njëmbëdhjetë gola, nëntë prej të cilëve gjatë sezonit 2024/25, kur Marseille e ka mbyllu kampionatin në vendin e dytë në Ligue 1.
Inter, që muajin e kaluar pësoi humbje të thellë 5-0 në finalen e Champions League kundër Paris Saint-Germain dhe ka përfunduar në vendin e dytë në Serie A pas Napoli, do ta nisë së shpejti aventurën në Kupën e Botës për Klube. Ndeshjen e parë do ta luajë më 17 qershor kundër Monterrey nga Meksika në Los Angeles, për të vijuar më pas me dy ndeshje të tjera në Seattle ndaj Urawa Red Diamonds dhe River Plate.
