Inter arrin marrëveshje me Lautaron për rinovimin e kontratës

Lautaro Martinez do të nënshkruajë kontratë të re me Interin.

Martinez ishte i lidhur me një largim gjatë kësaj vere drejt Arsenalit dhe Tottenhamit.

Vet Agjenti i tij i kishte konfirmuar lajmet rreth interesimit të tyre.

Por, situata tani ka ndryshuar dhe Lautaro pritet që së shpejti të rinovon kontratën.

Nga raportimet e fundit nga Sky Sport, thuhet se Martinez ka rënë dakord për rinovimin e kontratës dhe do të nënshkruaj për pesë vitet e ardhshme.

Go to TOP