Fiton 1 milion dollarë në lotari, shtatë vjet pas fitimit të parë prej 2.5 milionë dollarësh

Një burri nga Virxhinia fati i trokiti edhe një herë në derë. Ai në vitin 2014 kishte fituar 2.5 milionë dollarë në lotari, e këtë herë fitoi 1 milion dollarë nga një biletë gërvishtëse.

Michael Worsham, nga Chesapeake, ka thënë se bleu një biletë “Extreme Millions” nga dyqani “7-Eleven” në Butts Station Road në Chesapeake, transmeton Klankosova.tv

“Mendova se ndoshta do të kisha fituar njëqind dollarë. E shikova përsëri dhe thashë: Ky është një milion!” është shprehur Worsham.

Worsham ka thënë se fitimet e tij do t’i lejojnë atij të bëjë disa investime dhe të kujdeset për fëmijët e tij.

Go to TOP