‘Iniciativa 2020’, diskutohen sfidat për qasje në dokumente publike
Agjencia për Informim dhe Privatësi ka mbledhur në Prizren autoritetet rajonale të qasjes në dokumente publike
Kjo konferencë ka në fokus prezantimin e të arriturave dhe sfidave në fushën e qasjes në dokumente publike.
“Nën organizimin e Agjencisë për Informim dhe Privatësi (AIP), dhe me mbështetjen e Këshillit të Evropës në Kosovë, ka filluar punimet Konferenca Rajonale për Qasje në Dokumente Publike “Iniciativa 2020”, e cila ka në fokus prezantimin e të arriturave dhe sfidave në fushën e qasjes në dokumente publike, si dhe nxjerrjen e rekomandimeve të përbashkëta për forcimin e transparencës dhe llogaridhënies”, ka bërë të ditur AIP.
Kanë treguar se në këtë takim, të gjashtin me radhë, ka edhe përfaqësues autoritetesh nga gjashtë shtete.
“Në takimin e 6-të të Iniciativës 2020, që do të zgjasë deri më 15 tetor, po marrin pjesë Komisionerët dhe përfaqësuesit e autoriteteve për qasje në dokumente publike nga Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Shqipëria dhe Sllovenia”, thuhet në njoftimin e Agjencisë për Informim e Privatësi.
