Inflacioni 2023 – Qeverisë i përmendet sërish heqja e akcizës në naftë 

Sfidat me inflacionin nuk do të shuhen sivjet, por projeksionet ekonomike thonë se ato do të jenë më të buta se më 2022. Kjo varet edhe nga zhvillimet globale në sektor.

Ekonomisti Sejdi Rexhepi thotë se tash do të ketë stabilizim të çmimeve, përkundër rritjeve të deritashme.

Qeveria mori disa masa vitin e kaluar për përballje me inflacionin, por që sipas Rexhepit ishin afatshkurta. Ky thotë që duhet të merren sa më shpejtë pagat me rritje, derisa propozon një veprim të cilin e kundërshton ekzekutivi aktual, atë për heqjen e akcizës në naftë.

Kurse ekonomisti tjetër, Enver Balaj, thotë se krahas këtyre, duhet edhe vendosja e çmimit tavan për produktet bazike.

Vitin që shkoi, norma mesatare e inflacionit qe 11.5%, derisa kjo pritet gati të përgjysmohet sivjet, sipas Bankës Qendrore.

Go to TOP